Hodhi kanabis në ushqimin e dasmës dhe drogoi të ftuarit, arrestohet nusja

208
Sigal

Policia në Florida ka arrestuar një nuse dhe shefin e kompanisë së kateringut pasi zbuloi se kishin shtuar kanabis në ushqim që shërbyen në dasmë.

Policia u thirr në dasmë për të ndihmuar të ftuarit të cilët thanë se po ndjeheshin “të droguar.”

Danya Svoboda she shefi i kompanisë së kateringut,  Joycelyn Bryan po përballen me akuza për neglizhencë dhe shpërndarje të marijuanës.

Zyrtarët arrestuan nusen dhe Bryan pas testimit të ushqimeve dhe pijeve nga dasma.

Dasma u zhvillua më 19 shkurt në qytetin Longwood, në Floridan qendrore.

50 nga të ftuarit që ishin të pranishëm raportuan se “ndiheshin të çuditshëm” , pasi hëngrën qofte, sallatë çezar, tortelini dhe bukë me vaj ulliri e “barishte.”

Të ftuarit u ankuan se kishin dhimbje stomaku dhe të vjella. Disa prej tyre u dërguan në spital për  trajtim.

Një i ftuar i tha oficerëve se ndjente “sikur një gjilpërë e shponte në zemër dhe zemra e tij filloi të rrihte me shpejtësi”, sipas një deklarate të policisë.

Sipas zyrtarëve, nusja u pyet nga policia në vendngjarje nëse kishte lejuar që droga të futej në ushqimin e mysafirëve dhe ajo e mohoi.

Një e ftuar, tha se ishte dëshmitare që një anëtar i stafit të hotelerisë, shtoi një substancë “të gjelbër” në një pjatë.

Zyrtarët thanë se buka dhe lazanja rezultoi pozitive për THC, një kimikat psikoaktiv në marujuanë.

Svoboda dhe Bryan u arrestuan të hënën. Është e paqartë nëse ata kanë punësuar avokatë për t’i përfaqësuar, shkruan BBC.

Kanabisi mjekësor është i ligjshëm në Florida, por jo përdorimi rekreativ i drogës, ndryshe nga disa shtete të SHBA.