Nesër nis Ramazani, Presidenti Begaj: Uroj që durimi dhe reflektimi, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme

16
Sigal

Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar urimeve me rastin e nisjes nesër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Begaj shpresoi besimtarët janë të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

MESAZHI I PRESIDENTIT BEGAJ

Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit.
Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!