Kompromentimi i Drejtësisë / Dështon Vetting-u, komisionerja Çiftja kërkoi gjykim të shkurtuar për akuzën, Gjykata e Posaçme e shpall të pafajshme

185

Sigal

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e SPAK për dënimin e anëtares së Komisionit të Vetingut Etleda Çeftja të cilën e shpalli të pafajshme. Por Etleda Çiftja është në fakt fytyra e vërtetë e këtij Vettingu të zhvilluar me gjoja. Gjoja për të përmirësuar sistemin e drejtësisë, me gjoja largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të inkriminuar. Ky Vetting ka dështuar me këtë vendim të dhënë për Etleda Çiftjan. Si mund të jetë e pafajshme nëse zonja në fjalë ka pranuar gjykim të shkuartuar që në krye të herës. Në terma të thjeshtë nga gjykimi i shkurtuar përfitojnë ata që pranojnë se janë fajtorë. Pra si mund të jetë e pafajshme kur ajo ka deklaruar hapur se është në të vërtetë në faj. Tashmë i jepet mundësia që pas falsifikimit të dokumenteve, akuzës që SPAK deklaron se e ka të vërtetuar me prova dhe fakte, të legjitimojë edhe falsifikimet e të gjithë të tjerëve që pritet të marrin konfirmim si ‘të pastër’ nga kjo anëtare e komisionit të Vettingut. Me këtë vendim për Çiftjan duket e qartë se Vetting-u është në fakt një tallje me taksapaguesit në Shqipëri dhe ata amerikanë, të cilët përmes fondeve të SHBA të investuara në sistemin e drejtësisë kanë kontribuar për një sistem më të mirë të drejtësisë në Shqipëri. Vendimet e kësaj gjyqtareje do të shpallen edhe në Gjykatat ndërkombëtare po se çfarë vlere do të ketë mbetet për t’u vënë në pikëpyetje pasi ky Vetting në Shqipëri do të ketë damkën e anëtarëve përzgjedhës si Çiftja. Tashmë është në dorë të SPAK dhe mbetet për të parë nëse do të ankimojë vendimin e gjykatës për anëtaren e Komisionit të Vetting-ut dhe të mund t’i japë edhe një shans drejtësisë të prevalojë dhe të mund të rikthejë besimin e qytetarëve te institucionet.