‘Nënkomision për Reformat’, PS-PD tjetër dakordësim në Konferencën e Kryetarëve

Pas 5 muajve bllokim nga opozita të jetës parlamentare dhe apelit të ndërkombëtarëve, Rama dhe Partia Socialiste janë tërhequr nga bllokimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë, mazhoranca është tërhequr nga vendimi për rrëzimin e komisioneve hetimore, duke pranuar ngritjen e 2 komisioneve të parë, atë të Sistemit TIMS dhe Koncesioneve në Shëndetësi.

NOA

Pjesë e diskutimeve të Konferencës së Kryetarëve ishte edhe ngritja e një nënkomisioni me 4 anëtarë ku do diskutohen reformat dhe ligjet me 3.5 qe kërkojnë konsensus  gjithpërfshirë.

Pas bllokimit 5 muaj të të drejetave kushtetuese dhe rezistencën  së opozitës në Kuvend, mazhoranca  është  tërhequr nga vendimi për të rrëzuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore, duke i hapur rrugë fillimisht, ngritjes së komisionit hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në sistemin tims dhe  komisionit që do hetojë, kontratat koncesionare në shëndetësi.

Në përfundim të mbledhjes, ndryshe nga retorika e muajve të fundit, Kreu I grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi deklaroi se mazhoranca është e hapur për ngritjen ekomisioneve hetimore.

Kreu i grupit parlamnetar të PD, Gazment Bardhi e cilësoi ngritjne e dy komisoneve, si një lajm të mirë, pas 5 muajsh rezistencë nga opozita në parlament.

Jo vetëm ngritja e Komisioneve Hetimore, por mazhoranca është kushtëzuar edhe për konsensusin për Reformën Zgjedhore dhe ccdo reformë që kërkon 84 vota në parlament.

Në konferencë, është dakordësur parimisht, që do të ngrihet një nënkomision me 4 anëtarë, ku mazhoranca dhe opozita do të kenë secila nga 2 anëtarë me të drejtë vetoje, e çdo produkt duhet të jetë vetëm me konsensus.

Ndryshe nga akuzat permanmente, sot Elisa Spiropali u shpreh se ngritja e komisioneve i jep edhe vetë Partisë Socialiste mundesi per tu kontrolluar.

Para mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve grupi parlamentar i Partisë Demorkatike, zhvilloi një mbledhje ku u autorizua Gazment Bardhi për të përfaqësuar grupin parlamentar.

Në këtë mbledhje nuk kanë munguar as debatet dhe skeptikët, që kërkuan vijimin e rezistencës.

Mes deputetëve spektik ka qenë edhe deputeti Ervin Salianji apo Tritan Shehu, qe e cilësuan këtë lëvizje të gabuar dhe ulje në tryezë me Edi Ramën.

Por pas mbledhjes Gazmend Bardhi u shpreh se  nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën, por një imponim të mazhorancës që të pranojë kërkesat kushtetuese të opozitës.