Tryeza e diskutimit për Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Dëmi dhe pasojat që sjell ligji i ri

20
Sigal

Deputetja Ina Zhupa ka nisur nje tur takimesh për të diskutuar mbi dëmin dhe pasojat që sjell ligji i ri i Zonave të Mbrojtura.

Tryeza e parë e diskutimit ishte në Pogradec, me ekspert, me profesor, me pjestarë të shoqërisë civile ku u fol për qasjen ndërtimore të ligjit te ri dhe u ndalën te rasti konkret i Liqenit të Ohrit, me mbrojtje UNESCO dhe parkut Drilon-Tushemisht.

Deklarata e Zhupës:

Ky ligj nuk bën asgjë tjeter vetëm se heq atë nocion kryesor që kishte ligji i vitit 2017 “ndalimin e ndërtimeve”, “ndalimin e shkatërrimit të Zonave të Mbrojtura”. I vetmi vend që e quan progres, që e quan të mirë, që e quan arritje shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura, është vetëm Shqipëria. Të gjithë vendet e tjera bëjnë politika që si tì shtojnë, si ti mbrojnë, si të shtojnë pyllëzimin e tyre, si të shtojnë më shumë mbrojtjen e kafshëve të egra, si ti promovojnë këto, si të arrijnë ti rregjistrojnë në mbrojtje nga UNESCO, apo në mbrojtje të tjera të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Kurse vendi ynë bën të kundërten me pretendimin që kjo i shërben turistëve. Në fakt kjo nuk i shërben turizmit, kjo i shërben vetëm xhepave të oligarkëve, që do të ndërtojnë resortet e tyre atje. Sepse turizmit i shërben më mire së cdo gjë tjeter, natyra, me gjithë aktivitetet që na mundëson, me gjithë hapësirën e vecantë që mundëson pra e ndryshme nga vendet e tjera sepse për resorte mund të gjesh më të mira dhe më luksoze në gjithë botën.

Nuk ka nevojë të konkuroj Shqipëria me një industri resortesh ku janë ndërtuar tashmë në gjithë botën dhe janë të famshme për resortet por duhet të konkuronte pikërisht me veçantinë e saj, me atë që e bën të ndryshme, me atë që e bënë të cilësohet si vend i shqiponjave dhe jo i resorteve të oligarkëve.

Aq më teper sic thotë ministrja e mjedisit, që për mua duhet të ndërroj edhe emrin se duhet të quhet “ministria e ndërtimit”, që: Ju po pengoni zhvillimin e vendit dhe të sipërmarrjes?!

Nuk është zhvillim i sipërmarrjes kur shteti i dhuron falas zonat e mbrojtura, i jep mbrojtje sipërmarrësit dhe jo zonës. I garanton atij të ketë një investim privat në kurriz të publikes.

Kjo nuk është të mbështetësh sipërmarrjen e lirë, ne jemi të djathtë patjeter mbështesim sipërmarrjen e lirë por me tokë private, me rrisqe private dhe me fitimet e veta po ashtu private.

Jo ti biem në kurriz publikut për ti dhënë përfitime një oligarku lidhur me qeverinë duke i dhuruar copat e tokave sikur të jenë ato një trashëgimi e një qeverie.

Për Pogradecin ka reaguar vetë UNESCO për atë që po ndodh me projektin Drilon-Tushemisht, për shkak të ceshtjeve të tjera që unë kam në Gjykatën Kushtetuese atë të Butrintit, kam ndjekur me rigorozitet konferencat e UNESCO për tu informuar për gjëndjen e Butrintit me atë rast dhe gjëndjen e të gjithë pasurive që mbrohen nga UNESCO.

Dhe në konferencën e RIADIT në tetorin e 2023, në sensionin e 45, u ngrit në mënyrë të vecantë shqetësimi dhe paralajmërimi I UNESCO për ndërtime që do të bëhen në atë që quhet zona Drilon-Tushemisht. Në Drilon-Tushemisht parashikohet që nga një trashëgimi kulturore natyrore e jashtëzakonshme e mbrojtur nga UNESCO, të kthehet në një lloj formë resorti ku prioritet kanë parkingjet nëntoksore dhe ndërtimi i hoteleve aty.

Kanë nxjerr vendim në shtator 2023, në fletoren zyrtare që mund të jua vë në dispozicion, provohet se si shpronësohen banorët për të ja dhënë një ndërtimi të një private tjetër, pra ja heqin një privati për të ja dhënë një private tjetër dhe për këtë hyn në rol shteti.

UNESCO ka kërkuar që projekti të ndërpritet sepse ndryshe do të duhet që të hiqet nga mbrojtja e UNESCO dhe të kthehet nga pasuri në rrezik, më pas në një pasuri të hequr nga lista e UNESCO-s.

Po cfarë bënë qeveria dhe kush është ai që ndërton në Drilon-Tushemisht?

Është i njejti që është edhe koncensionari i Butrintit, AADF, Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.

Të cilët do të ndërtojnë Drilon – Tushemisht, të cilët marrin të gjithë benefitet e publikes për ta kthyer ne private. Të cilët marrin një portofol që i takon qytetarëve të Pogradecit, qytetarëve të Shqipërisë por dhe pasuri mbrojtur nga UNESCO, për ta kthyer në një portofol të AADF-s.Duke cënuar kështu trashëgimine dhe atë që ne u trashëgojmë brezave të ardhshëm.

Dhe çfarë bënë qeveria? Vetem 1 javë mbasi UNESCO bëri këtë paralajmërim nga konferenca, për të cilin duhet të reagonin duke I thënë që Ju nuk keni zbatuar as raportin e vitit 2020, vjen dhe bënë një paradë në mbështetje të AADF-s për ndërtime që po bëhen në Drilon – Tushemisht duke thënë që ky është një projekt që do ti kthej faqen Drilonit duke injoruar në mënyrë të hapur dhe flagrante rekomandimet e UNESCO-s dhe atë në fakt që është e mira e trashëgimisë natyrore dhe kulturore e këtij vendi.

Ka një concept që nuk e respekton as koncensioni i Butrintit, as ndërtimet në Drilon – Tushemisht por as ligji i i “ Zonave të Mbrojtura”, është koncepti i solidaritetit mes brezave dhe ruajtja e trashëgimisë, mjedisit dhe identitetit për brezat e ardhshëm. Brezat sipas kartës së BE, kanë për detyrë që të përmirësojnë dhe të lënë një mjedis më të mirë brezave të ardhshëm dhe jo ta përkeqësojnë atë, është një nga parimet bazë të Bashkimit Europian.

Dhe në nuk mund t`i leme trashëgimi brezave të ardhshëm resortin privat, nuk mund ti lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm një parking nëntokësor, një hotel dhe një resort, në vend të një lagune, të një liqeni, apo një mjedis natyror të mbrojtur.

Sepse kështu kemi shkatërruar parimet e solidaritetit të brezave, kemi shkatërruar mjedisin, kemi shkatërruar dhe kemi bërë një dëm të pakthyshëm mbrapa që është një dëm që do ta paguajnë fëmijët tanë, nipërit tanë, ata që do të jetojnë në një Shqipëri shumë më të keqe se si kemi jetuar ne.

Ndërkohë në duhet të bëjmë të mundur që të jetojmë në një Shqipëri shumë më të mire se sa ajo që kemi jetuar ne dhe prandaj na duhet që të ndërgjegjësojmë cdo qytetarë që nuk bëhet fjalë për një dëm i cili ndodh atje larg dhe nuk na prek. Por në fakt ky dëm na prek të gjithëve, na prek në mënyrë të drejtëpërdrejt edhe ndonjëherë në mënyrë të tërthortë sepse është një trashëgimi që ne do të ja leme fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm.

Është një dëm që nuk rikuperohet dot dhe po të ndryshohet qeverisja nesër sepse po u ndryshua dhe u bënë resort, dhe po u kafshua hapësira e zonës së mbrojtur, ti nuk e kthen dot më në gjëndje të mëparshme. Ndaj reagimi duhet të jetë i fortë dhe i përbashkët pa parë dallime politike, pa parë nësë është politikë apo shoqëri civile por duke parë vetem interesin publik dhe respektimin e Kushtetuës dhe standarteve të BE.

Ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj i cili do të çohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, nga deputetët opozitarë duke qenë se janë një subjek i pakushtëzuar, por ne nuk do jemi vetëm.

Ne do të kemi ne krah shoqërinë civile, do të jemi bashkarisht, për ta mbrojtur sepse sic e thashë në krye të heres është një çështje përtej politikës dhe përtej partive. Është ceshtje që na takon të gjithve.

I them Mirela Kumbaros që më shumë dëm nuk bën qesja që hidhet jo në koshat e duhur por diku tjeter, sesa shkatërrimi i Zonave të Mbrojtura.Nëqoftëse jeni të ndërgjegjshëm për mjedisin, ndaloni këtë ligj që është klientelist, korruptiv dhe kundër interesit të publikut.