Në zgjedhjet në Shqipëri pati blerje masive votash

366
Sigal

VOA: Ambasadorja e misionit të SHBA në OSBE, Elisabeth Rosenstock-Stiller me seli në Vienë deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit, PS përdori makinerinë shtetrore për blerjen e votave dhe të dhënat personale përfshi preferencat politike të votuesve duke tjetërsuar votën e lirë

Misioni i SHBA-së pranë selisë qendrore të OSBE-së në Vjenë, doli me një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi se, PS pati një avantazh të pabarabartë në këto zgjedhje, pasi përdori makinerinë shtetërore.Ndërkohë, sipas saj, blerja e votave ishte një problem i madh. Ajo ngriti edhe shqetësimin për skandalin e të dhënave. Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller: “Ndërsa ka shumë aspekte pozitive të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE-së, tregojnë se partia në pushtet, ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti i saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.

Ne gjithashtu vërejmë se, gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale

Ne gjithashtu vërejmë se, gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve. SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale. Misioni i SHBA-ve në OSBE, kërkon nga SPAK hetimin e të gjitha rasteve që lidhen me manipulimin e votës, e cënojnë votën e lirë të qytetarëve.”

VOA/ Misioni amerikan në OSBE: Partia në pushtet keqpërdori burimet administrative

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE deklaroi të premten se, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë më 25 prill, “partia në pushtet kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën vendore dhe keqpërdorimit të burimeve administrative”, gjë që e konstatoi edhe Misioni i OSBE-së. Misioni amerikan shpërndau një deklaratë, ku theksoi se praktikat e përhapura të blerjes së votes, mbeten një problem dhe akoma më shqetësues është publikimi i të dhënave personale të qytetarëve, ku ishin përfshirë edhe pëlqimet politike të votuesve. “SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme” – theksoi Misioni amerikan në OSBE. Ai vlerësoi njoftimin se SPAK po heton krimet zgjedhore, duke shtuar se SHBA shpreson që, raportin përfundimtar të ODIHR-it, Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. Në deklaratën e misionit amerikan të OSBE-së vlerësohet angazhimi aktiv i popullit shqiptar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, si dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për administrimin e një procesi zgjedhor transparent dhe të mirorganizuar në kushtet e pandemisë dhe futjen e teknologjive të reja. Sistemi i ri elektronik i identifikimit të votuesve lehtësoi rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve, sipas vëzhguesve. Ata vlerësuan përmirësimet në Kodin Zgjedhor dhe pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, të cilat tregojnë, sipas tyre, angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Të nesërmen e zgjedhjeve të 25 prillit, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të përgjithshme deklaruan në raportin paraprak se, partia në pushtet, përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo bazë. Vëzhguesit thanë se morën shumë pretendime për shitblerje votash. Ata dënuan tensionimet dhe vrasjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve disa ditë para votimit. “Pati pretendime nga dyja palët për shitblerje të votave gjatë periudhës së fushatës, tha ambasadorja Ursula Gacek, drejtuesja e Misionit të OSBE/ODIHR-it. – Një seri rastesh dhe pretendimesh për këtë po hetohen nga prokuroria shqiptare dhe ODIHR do t’i ndjekë po ashtu”. Vëzhguesit pohuan se shitblerja e votës vazhdon të mbetet shqetësim kryesor në Shqipëri, se ministrat vazhduan fushatën me burime shtetërore, dënuan ashpër vrasjen e një personi dhe plagosjet në Elbasan. Publikimi i të dhënave personale të kryeqytetit gjatë fushatës është një shkelje, që duhet hetuar, pohuan ata. Nëpunësit e administratës, sipas tyre, patën presione dhe stimuj për të mbajtur anën e qeverisë, por pavarësisht problemeve, procesi zgjedhor rezultoi të ishte i suksesshëm në përgjithësi.