Përkujtohet 69-vjetori i Ditës së Fitores të Forcave aleate ndaj nazizmit
Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura, shoqëria civile në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë, organizon homazhe përkujtimore pranë varrezave të 46 dëshmorëve britanikë të rënë në luftën e dytë botërore, në tokën shqiptare të cilat janë vendosur në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Në këtë ceremoni do të jetë e pranishme truproja e nderit dhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura. Ky aktivitet organizohet me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 69- vjetorit e ditës së fitores së aleatëve anglo-amerikanë ndaj nazizmit. Me këtë rast do të marrë pjesë në këtë ceremoni veterani i Luftës Nacional Çlirimtare, Astrit Leka, i cili mund të quhet shoqëruesi i fundit i misioneve britanike në Shqipëri, i cili do të vendosi dhe një kurorë në emër të Konfederatës Europiane të Veteranëve dhe ushtarakëve si zv/ President i saj. Në lidhje me këtë ngjarje, më tepër se 30 Shoqata, Sindikatave, Organizatave, OJQ-ve etj., i kanë kërkuar institucioneve më të larta shtetërore të vendit:
1. Dekorimin e Forcave Ushtarake Ajrore Amerikane dhe Mbretërore Britanike
2. Vendosjen e Monumentit të Ushtarakëve Aleatë Anglo – Amerikanë
3. Vendosjen njërën në Tiranë dhe tjetrën në Sarandë e dy Pllakave Përkujtimore në nderim të 48 marinarëve britanikë që ranë viktima të pafajshme në incidentin e Kanalit të Korfuzit
4. Vendosjen e Memorialit në Nderim të Viktimave të Regjimit Komunist Këto do të jenë Simbolet Kryesore të Demokracisë në vendin tonë.
Populli shqiptar falënderon shumë Mbretëreshën Elizabet II të Britanisë së Madhe, Princin Charles i Uellsit, Z. Josë Manuel Barroso – President i Komisionit Evropian, z. Herman Van Rompuy – President i Këshillit të Bashkimit Evropian, etj. Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm të F.A., Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Këshillin e Qarkut të Tiranës, etj. të cilët nëpërmjet letrave të tyre dërguar Shoqërisë Civile, përkrahin kërkesat tona të mësipërme. Me këto homazhe përkujtimore dhe me këto kërkesa të e mësipërme, populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë shprehin respektin më të madh Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe që janë vendet mike dhe partnerët strategjikë të popullit shqiptar si vende anëtare të NATO-s dhe që ndihmuan në Çlirimin e Kosovës nga shovinistët serbë. Nismëtare e kësaj dite është Shoqata Shqiptare e Rrëzimit të Simboleve Komuniste Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe të Torturës.
Më 28 nëntor 1944 me rastin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë në Tiranë u organizua parada e madhe e forcave të armatosura shqiptare. Gjashtë bombardues të mëdhenj anglezë Halifax hodhën me dhjetëra mijëra fletë volante urimi për fitoren mbi nazifashistët. Populli i Tiranës mbante parulla të mëdha për fitoren si dhe parulla të tjera, ku falënderonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe. Gjatë parakalimit ceremonial në krah të personaliteteve të larta të vendit ishin oficerë të shumtë britanikë dhe amerikanë që kishin kontribuar pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Më 8 Maj 1945, Kryeministri i Britanisë së Madhe, U. Çurçill, nëpërmjet radios, i jep lajmin tepër të gëzueshëm të popullit anglez kudo në botë për fitoren e forcave aleate ndaj forcave naziste. Në ora 17 Mbretëresha e Anglisë, nga Pallati Mbretëror Bukingam, përshëndet popullin e Londrës. Lufta mbaroi, por qindra mijëra vetë ranë dëshmorë, 46 prej, të cilëve në Shqipëri.


















