Ndryshimet në Kodin Penal/ Presidenti Meta: Deri në minutën e fundit të merren parasysh propozimet

349
Sigal

Nga emisioni Byro politike në ABC News, Presidenti Ilir Meta ka bërë apel që deri në minutën e fundit të merren parasysh propozimet për Kodin Penal.

“Duhet të presim derisa Parlamenti të përmbyllë punimet e tij dhe të shprehet për këto ndryshime në Kodin Penal. Mund t’ju them që drafti i parë i bërë publik ka sjellë mjaft shqetësime dhe shumë prej këtyre shqetësimeve kanë qenë të drejta dhe legjitime.

Përballimi i një situate të tillë nuk ka qenë plotësisht i parashikuar në Kodin tonë Penal dhe në këtë drejtim mendoj që nuk synohet apo në çdo rast nuk duhet të synohet për ta përdorur këtë situatë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, por për të ndëshkuar ata persona qe më ndërgjegje krijojnë me dashje probleme me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve.

Ka patur një proces bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh që deri në minutën e fundit duhet punuar me përgjegjshmëri për të realizuar ndryshime që nuk bien ndesh me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Është shumë e rëndësishme që reflektimet të vazhdojnë deri në minutën e fundit në mënyrë që këto masa të jenë në funksion të qëllimeve pozitive.”