Manastirliu: Numri i personave të infektuar në Shkodër u rrit sepse qytetarët nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria

292
Sigal

Shpërthimi i koronavirusit në Shkodër, krijoi panik dhe frikë tek qytetarët.

E ftuar në një emission në Top Channel, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli për pandeminë e koronavirusit.

Manastiruliu u ndal edhe tek Shkodra, ku tha se numri u rrit sepse qytetarët nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria.

Çfarë po ndodh me Shkodrën?

“Në Shkodër duhet shikuar si një rast suksese sepse ne kemi tesuar edhe vijën e 2 dhe të 3. Në Shkodër janë testuar 380 raste dhe 71 raste kanë dalë pozitiv.

Por theksoj se 60% e rasteve pozitive janë asimptomatik. Ne kemi testuar edhe vijën e 2 ose të 3 të kontakteve dhe do të vazhdojmë me testimet.

Në Shkodër pati një shpërthim të përhapjes sepse nuk u respektuan masat parandaluese që ka vendosur qeveria. Ato kanë shkuar në varrime duke përhapur virusin”.