Basha: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë kërkova rritjen e testimeve dhe ndihmë për familjet në nevojë

292
Sigal

Kryetari i Partisë Demoratike, Lulzim Basha ka dhënë detaje lidhur mbi praninë e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku ka detajuar nevojën që kanë qytetarët për testime, si edhe ku i kërkoi qeverisë mbështetje për familjet në nevojë.

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme”,-shprehet Basha.