Kreu i FRPD, Besart Xhefarri në një dalje televizive ka folur për fushatën zgjedhore. Ai tha se patronazhistët e PS kanë akses në të dhënat e shqiptarëve dhe këtë e quajti krim zgjedhor.
Kreu i FRPD tha se aksesi në këto të dhëna ndodhi me bekimin e Edi Ramës.
“Ne nuk jemi njerëz që nuk jetojmë me njerëzit. Patronazhistët e PS nuk bëjnë krim kur dinë se nga mund të orientohet vota, por krimi i tyre është aksesi në të dhënat sensitive të shqiptarëve dhe kjo ndodhi me bekimin e Edi Ramës. Ky është një krim për të cilin ata duhen ndëshkuar sa më shpejt, se ata minojnë proceset zgjedhore”, tha Xhaferri.