“Ndërhyrja e diplomatëve të huaj, vendim skandaloz”, Petrit Vasili: Gjykata Kushtetuese duhet tu thotë “JO” të prerë

164
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kundërshton me forcë ndërhyrjen e diplomatëve të huaj në vendimet që mund të marrë Gjykata Kushtetuese.

Numri dy i LSI shkruan në rrjetet sociale se këto janë veprime skandaloze dhe Kushtetuesja duhet të refuzoje këto takime.

Sipas tij, çdo prani e diplomateve të huaj në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë është e dënueshme dhe e dëmshme.

“Asnjë ambasador shqiptar nëpër botë as guxon të mendojë e jo më të komunikojë me Gjykatën Kushtetuese të vendit ku ata shërbejnë. Ndaj Gjykata Kushtetuese në respekt te Kushtetutës të refuzojë të tilla takime e komunikime, që vetëm hedhin hije të errëta mbi integritetin e saj dhe të vendimeve që ajo merr”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese t’u thote Jo te prerë diplomateve kushdo qe jane!

Gjykata Kushtetuese ka nje Kushtetute te Republikes se Shqiperise, te shkruar e zeza mbi te bardhe, qe i del dhe i tepron, qe te marre vendime te drejta.

Kushtetuta i garanton Gjykates Kushtetuese pavaresi te plote ne vendimmarrje dhe ne shqyrtimin e ceshtjeve, qe i shtrohen perpara.

Gjykata Kushtetuese nuk ka asnje varesi as nga partite politike dhe arsyeja e ekzistences se saj eshte qe te vigjeloje mbi kushtutshmerine e vendimeve, qe qeverisjs qendrore dhe lokale marrin pavaresisht nga ngjyra e partise, qe i drejton.

Asnje Gjyqtar nuk eshte kurrsesi i partise dhe ka yll polar vetem Kushtetuten dhe asnje program apo statut partie.
Por nderhyrja e vazhdueshme dhe e paligjshme e diplomateve te huaj ne Gjykaten Kushteuese eshte veprimi me skandaloz, qe mund te kryhet.

Cdo prani e diplomateve te huaj ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise eshte e denueshme dhe e demshme.

Reforma ne Drejtesi i garanton Gjykates Kushtetuese pavaresine e plote te saj dhe nuk lejon asnje hapesire per nderhyrje nga kerkush dhe aq me pak nga diplomate te huaj, qe nuk gezojne as te drejten me minimale as juridike dhe te asnje forme tjeter, qe te komunikojne me kete institucion madhor te sistemit gjyqesor shqiptar.

Edhe komunikimi i diplomateve te huaj me gjoja shkakun e informimit mbi zbatimin e Reformes ne Drejtesi eshte i pavertete dhe fals.
Rruga e zbatimit te pavarur te Reformes eshte e shkruar qarte ne Kushtetute, ku nuk parashikohet as edhe nje germe, ku te pershkruhet prania e diplomateve apo shteteve te huaja ne zbatimin e saj.

Asnje ambasador shqiptar neper bote as guxon te mendoje e jo më te komunikoje me Gjykaten Kushtetuese te vendit ku ata sherbejne.
Ndaj Gjykata Kushtetuese ne respekt te Kushtetutes te refuzoje te tilla takime e komunikime, qe vetem hedhin hije te errta mbi integritetin e saj dhe te vendimeve qe ajo merr.

Gjykata Kushtetuese eshte e shqiptareve sot dhe ne jete te jeteve.

Nepunesit diplomatike kane interes paresor dhe te patjetersueshem interesin e vendeve te tyre dhe te Kushtetutes se tyre e jo tonës, ndaj edhe do te vijne e do te ikin pa fund ashtu sic ka ndodhur dhe do te ndodhe.

Gjykata Kushtetuese dhe gjyqtaret e saj jane shqiptare dhe te Shqiperise, ndaj dhe detyrimet juridike ,por edhe morale i kane vetem ndaj Kushtetutes dhe drejtesise, qe jepet ne emer te saj dhe te popullit shqiptar.

Diplomatet e huaj, qe me cdo shkak te sajuar komunikojne ne Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise as nuk kane guxuar te komunikojne kurre as me Gjykatat Kushtetuese te vendeve te tyre si mundet te komunikojne me Gjykaten Kushtetuese te nje shteti sovran si Shqiperia.

Ndaj Gjykata Kushteuese ti thote nje Jo te madhe ketij komunikimi te dyshimte dhe te tregoje integritetin e saj me vendimet, qe do te marre dhe jo me takimet me diplomate,

Vetem vendimet solide, te pavarura dhe te bazuara vetem ne Kushtetute jane metri i vetem i matjes se punes se saj dhe kete presin shqiptaret nga ajo.