Mbytet 76 vjeçari në Velipojë, dyshohet se pësoi infarkt

212
Sigal

Një person është mbytur paraditen e sotme ne bregdetin e Velipojës.

Viktima është identifikuar si shtetasi M. Hyseni, 76 vjeç.

Ka qenë duke notuar në thellësi dhe dyshohet se ka pësuar infarkt brenda në ujë.

Menjëherë pushues të tjerë e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.