Gjendet i mbytur një 45-vjeçar në lumin Osum

121
Sigal

Një 45-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Osum, në Berat.

Mësohet se trupi i 45-vjeçarit Ilir Mejdani është nxjerrë nga lumi paraditen e kësaj të shtune nga forcat e zjarrfikëses.

Gjithashtu bëhet me dije se viktima shkonte në lumin Osum për të peshkuar, ndërsa nuk dihen shkaqet e mbytjes.

Ndërkohë trupi është transportuar në morgun e spitalit të këtij qyteti.