Ndalohet hyrja në SHBA e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

1047
Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla. Vendimi, i bërë publik të mërkurën (sipas orës së SHBA), thekson se sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish- zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni. Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç ish-kryeprokurorit Llalla, sekretari Tillerson ka miratuar ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
Sigal