Nasip Naço nga Poliçani: Prurjet në LSI, garanci për fitoren

450
Vetëm në tre javët e fundit në qytetin e Poliçanit dhe të rrethinave të tij, si dhe në njësitë administrative Vërtop e Tërpan janë anëtarësuar në LRI, LGI, e në LSI mbi 184 anëtarë, nga të cilët prurjet rinore zënë vendin e parë me 115 të rinj. Në takimin e organizuar nga krerët e LSI-së në këtë qytet ka marrë pjesë dhe sekretari politik i Qarkut të Beratit Nasip Naço, deputetët Gledjon Rehovica e Silva Caka. 

Nasip Naço, në fjalën e tij, tha se këta të rinj do të jenë e ardhmja jonë. “Ajo që vlen të përmendet në punën tonë politike është se ne bashkëbisedojmë për të gjitha problemet dhe hallet që hasim në punën tonë të përditshme kudo që punojmë atje në fshat, në arsim, shëndetësi apo dhe në administratë e kudo ku dhe jetojmë”, tha Naço. Ai shtoi se mbështetja jonë si forcë politike është tek të rinjtë, ndaj dhe sot prurjet e reja na bëjnë krenar dhe vërtetë krenohemi që çdo ditë vazhdojmë të rritemi me qëllimin e vetëm që të jemi të sigurt për një fitore bindshëm më 18 qershor. 

“Duke pasur këtë armatë të rinjsh është e sigurt se do të jemi forca e parë politike në qarkun e Beratit, kjo është garancia që na afrojnë prurjet e reja”, tha Naço.
Sigal