”Na janë marrë kartat”, studentët që e gdhinë te kryeministria rrëfejnë presionet: Na lini vetëm drutë…

493
Sigal

Një grup studentësh e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme nën reshjet e shiut përpara kryeministrisë, ndërsa pas mesnate policia iu ka hequr dhe drutë e zjarrit që përdornin për ngrohje.

Lutja e tyre e transmetuar përmes ekranit të Fax News ditën e sotme ishte një dhe e vetme: Na lini drutë qëtë ngrohemi.

‘’Mbrëmë na kanë lënë pa dru nga ora 1 sapo kanë ikur mediat. Presioni është prej policisë. Ju lutem drutë na ilini”, u shpreh një prej studentëve.

Nga ana tjetër një prej studentëve u shpreh se pas mesnate atyre iu janë marrë dhe kartat nga ana e policisë dhe iu është kërkuar llogari se në cilën prej universiteteve qëndronin.

Protesta do të vijojë dhe sot, ndërsa të gjithë studentët do të grumbullohen përpara kryeministrisë. Kërkesat e tyre janë bërë tashmë të ditura, edhe pse Rama refuzon që ti pranojë ato, pa u ulur më parë në dialog.

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2020