Vettingu për pedagogët

628
Sigal

Gëzim Llojdia

  1. Aty ku hipokrizia nuk ka kufi, doemos do shfaqen banalitetet. Nga protesta e studentëve po marr shkas. Studentet kanë vendosur një pikë, nga 8 të pa negociueshme. Vetting pedagogëve! Në kërkesë e drejtë. Pyetja: Kush do ta bëjë? Si do ta bëjë dhe çfarë duhet kërkuar me vetting? Që nga pasuria e arsimi e deri te doktoraturat etj?
  2. Çfarë s’na dëgjojmë veshët këto ditë? Pedagogët iu bashkuan protestës së studentëve. Shumë bukur. Për çfarë iu bashkuan. Studentët e kanë shkruar qartazi. Vetting pedagogëve. Një nga arsyet e revoltës është korrupsioni, që i ka zhytur universitetet shtetërore në këtë fare feje. Ato pika që kanë shkruar studentët s’janë asgjë përpara korrupsionit në universitetet shtetërore. Mos vallë pedagogët kujtojnë se është viti ’90 dhe ata i bashkohen revoltës për t’u paraqitur sërish nesër si bashkëkohorë?! Mos vallë nuk e kanë lexuar pikën ku kërkohet vetting për të gjithë?! Vettingu do të zbardhë ose do të nxijë faqen e çdo pedagogu të universitetit shtetëror. Të kalojnë në vetting të gjithë ata që marrin para nga taksa-paguesit shqiptarë. Mbaj mend se, kur u inaugurua universiteti jugor i Vlorës, pedagogët e parë erdhën atë ditë me biçikleta në punë, ndërsa sot pedagogët dhe gjyqtarët janë njerëzit e kamur të këtij vendi. Nuk kanë përfituar tenderë, por e kanë ngritur në një stad të lartë mitmarrjen për çdo provim.
  3. Universitetet shtetërore po hanë miliona Euro nga taksapaguesit shqiptarë. Këtë arsye kishte edhe Ligji i Arsimit të Lartë. Të çmontonte korrupsionin, duke luftuar sistemin. Mirëpo, ja si doli kur ligji i arsimit të lartë nuk zbatohet. Shprehja shqiptare: “Më mirë vonë se kurrë!”, shqyrton kuptimin që edhe në këtë kohë kjo protestë është më se e domosdoshme. Më i korruptuari dhe më i përfoluri, që i ka bërë rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve shqiptarë. Raste problematike janë shënuar vetëm tek universitetet shtetërore dhe është e kuptueshme arsyeja, pse. Sepse vetëm universitete shtetërore ka pasur deri në këto vitet e fundit kur filluan të lulëzojnë dhe ngrihen njëri pas tjetrit, universitetet private. Të gjitha mediumet shqiptare kanë treguar raste me zë e figurë kur pedagogët e sistemit arsimor shtetëror kanë përfunduar prapa hekurave për ryshfet dhe marrje parash nga studentët, kur auditet e Ministrisë dhe KLSH kanë raportuar ndër vite për humbje dhe vjedhje të hapura në këtë sektor nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
  4. Të mësuar në këto vese ata kërkojnë rrojtjen nënë këtë velenxë të ngrohtë shtetërore ku vegjetojnë mjaft dukuri, që prishin arsimin shqiptar. Rrënjët e korrupsionit nuk shkulen ndryshe, nëse nuk zbatohet këtë shtator, ligji i ri i arsimit të lartë. Pra, ndryshimi i ligjit shkul rrënjësisht korrupsionin që bashkëjeton prej 28 vjetësh në universitetet tona. Kundërshti ka pasur dhe do të ketë, sepse të korruptuarit nuk do të pranojnë të prishen “feudet e tyre”, ashtu si edhe nepotikët, tenderuesit e mjaft fenomene, që kanë goditur rëndë sistemin e sotëm arsimor në Shqipëri.