Mustafa-Rama:Në mbledhjen e 23 marsit firmosim marrëveshjet

450
Sigal

TIRANE – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka nisur vizitën e parë zyrtare në Tiranë nga momenti që ka marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Takimin e parë Mustafa është duke e zhvilluar me kryeministrin Rama. Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Rama theksoi partneritetin mes dy shteteve si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon.

Mbledhja e ardhshme mes dy qeverive që do të zhvillohet më 23 mars në Tiranë ka qenë edhe kryefjala e takimit mes dy kryeministrave shqiptarë. Rama thekson se në këtë mbledhje do të firmosen një sërë marrëveshjesh të rëndësishme. 

Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucional dhe politik të Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

Ora 09:42 Mustafa: Vlerësojmë mbështetjen, angazhim për bashkëpunim ekonomik
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e Kosovës drejt ndërtimit të shtetit të pavarur, duke i ndalur veçanërisht falënderimet në angazhimin e homologut shqiptar Edi Rama në lotimin për njohjen e pavarësisë.

Ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e kulturës dhe arsimit, kryeministri Mustafa shprehu angazhimin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në aspektin ekonomik.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë. Konsiderojmë me rëndësi të veçantë marrëveshjen për bashkëpunim strategjik Shqipëri-Kosovë, si dhe punët që kemi bërë bashkarish, duke kaluar tërësisht kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Janë arritur rezultate shumë të mira në arsim e kulturë, do të bëjmë përpjekje që këto rezultate të shprehen edhe në marrëdhëniet tregtare. Kemi hapësirë të madhe të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta përmes të cilave do të ndërlidhemi edhe me vendet e tjera në rajon. Përkrahja juaj sa i përket njohjes së Kosovës nga vendet e tjera, edhe përkrahjen tuaj personale (duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama) e konsiderojmë të veçantë se Kosova ka nevojë në këto momente të njihet nga më shumë vende sidomos ato në BE që nuk e kanë njohur akoma” – u shpreh kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ora 09:35 Rama: Partneriteti ynë dpo përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon  
Partneritetin Shqipëri-Kosovë Rama e vlerëson si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. më tej ai shton se unifikimi e doganave është një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike.

Diskutuam për hapa të rëndësishëm drejt bashkërendimit të forcave dhe drejt bashkimit tonë kombëtar në rrugën e Bashkimit Evropian. I shpreh publikisht Kryeministrit qdhe qeverisë së Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj zonave dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet në jug të Shqipërisë. Në emër të Shqipërisë përshëndes progresin në fuqizimin dhe shtrirjen e legjislacionit të Kosovës në të gjithë territorin e saj. Partneritet ynë instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. Theksoj unifikimin e doganave, si një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike.”- tha Rama.

Kryeministri rama gjithashtu shtoi se gjatë takimit me Mustafën kanë diskutuar edhe për ecurinë e përgatitjeve të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që do të zvillohet në Tiranë më 23 mars.

Diskutuam edhe për ecurinë e përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të radhës që do të mbahet më 23 Mars në Tiranë dhe për objektiva të së ardhmes. Ne i kuptojmë vështirësitë që përballet procesi i zgjerimit. Sot Evropa ka nevojë për shqiptarët, po aq sa shqiptarët kanë nevojë për Evropën.“- tha Rama.

Ora 09:00 Mustafa takohet me kryeministrin Rama 
Në ambientet e kryeministrisë është zhvilluar edhe ceremonia e pritjes së Isa Musatafës. Pas kësaj ceremonie dy kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Ndërkohë që rreth orës 09:30 është programuar edhe një konferencë e përbashkët mes tyre.