Gramsh, përplaset autobusi me mësues, 1 i vdekur 10 të plagosur

425
Sigal

GRAMSH – Një autobus me mësues është përplasur më një automjet tip fuoristradë mëngjesin e sotëm në orën 07:00 në rrugën Gramsh-Kodvjat në fshatin Çekrez të Gramshit.

Gjithçka ka nisur gjatë parakalimit të fuoristradës me targa AA875KC me drejtues Refat Ajazin  cili ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka goditur autobusin e mësuesve.

Autobusi me targa AA643 CK me drejtues Rexhep Mesidi ka përfunduar jashtë rrugës duke rënë poshtë urës nga një lartësi prej rreth 3 metrash.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur Hysen Braçja rreth 60 vjeç i cili po udhëtonte me fuoristradën me targa AA875CK.

Por nga ky aksident kanë mbetur të plagosur rreth 10 pasagjerë të cilat kanë mbërritur në spitalin rajonal të Gramshit dhe po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga ky spital konfirmojnë se të gjithë personat  e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para bëhet e ditur se autobusi po transportonte nga Sulti drejt Skënderbegasit mësuesit e shkollave të kësaj komune.