Musai: Opozita fajtorja më e madhe në këtë histori, është e humbur me këto rezultate zhgënjyese

22
Sigal

Engjëll Musai, drejtor i gazeta Telegraf në MCN Live duke folur për mundësitë e bashkimit të Partisë Demokratike, tha se është për ndryshime dhe zhvillime të reja, ndërsa bëri opozitën si fajtoren më të madhe. Ai tha se rezultat janë zhgënjyese dhe se me këtë situatë ku ndodhet ajo është e humbur totalisht.

“Kam qenë shumë optimist kur kam diskutuar sepse jam partizan i ndryshimeve dhe rrotacioneve sepse s’ka zhvillim më shumë për një vend kur ka ndryshime sepse uji kur rri në vend qelbet dhe kjo është më i drejtë se kurrë në këtë situatë ku ndodhemi ne.

Jam i bindur se po të kishim një bashkim të sinqertë dhe të vërtetë që në 2017 pa ato ndërhyrjet nqs nuk do ishin të joshur nga tenderat blerjet dhe shit-blerjet PD do të ishte në pushtet që në 2017 bashkë  me aleatët e vetë. Bashkimi bën fuqinë dhe unë jam për bashkimin. Opozita ka fajin më të madh dhe të rëndë në këtë histori. Opozita shqiptare nuk ka një grupim lobingu. me këtë situatë ku ndodhet opozita është totalisht e humbur, rezultatet janë zhgënjyese, nuk është fitues.”

Ndërsa lidhur me sistemin e drejtësisë Musai theksoi se ajo është e kapur, ndërsa e cilësoi si një fatkeqësi të madhe për këtë vend dhe popull që pret një drejtësi të paanshme dhe të drejtë.

“Nëse do vazhdojmë me këtë ritëm sistemin do ta kemi dhe shumë më të kapur. Këtu është çështje politike sepse po ta trajtojmë me drejtësinë do them aq shumë fakte pastaj që nuk ka perëndi të më thojë se kjo drejtësi nuk është e kapur.

Nga ato përgjime që ne thamë e dimë se ka njerëz në KPA e KPK emra të cilët kanë dalë, e dinë kush janë tigrat që kanë bërë ato marrëveshje. Kjo lloj reforme në drejtësi është shumë fatkeqësi për këtë vend dhe popull që e do këtë drejtësi të drejtë dhe të paanshme.”

“Unë e kuptoj që ka probleme përsa i përket pakënaqësive, sepse mjafton që një çështje gjyqi do jen dy, njeri do fitoj dhe tjetri do humbasi dhe po ta quash sondazh, i bie 50 pro dhe 50 kundra. Problemi është që flitet për shifra marramëndëse që po të dëgjosh avokat apo personazhe të cilët kan qenë pjesë e organeve të vettingut flitet për shifra marramëndëse, nga gjyqtarët anëtaret e OMN, edhe për këtë mjaftojnë ato përgjimet e famshme ku kan dalë emra  të cilët konsiderohen kapo të këtyre organeve dhe që fillimisht janë vendosur aty për pazare të pista që kanë shkatërruar drejtësinë. Askush nuk mund të më thotë ç’është ky shtet paralel brenda shtetit. KPK dhe KPA janë shtet paralel brenda shtetit. Kush i kontrollon?”

Sipas tij, sot kemi një parti-shtet dhe do të ketë probleme për abuzimet që ka barë ajo.

E shoh në aspektin se kush do i paguajë shpenzimet që u bënë palë në atë mbledhje qeverie. Ajo që ne kemi kërkuar ishte pikërisht diferencimi midis partisë dhe shtetit dhe sot kemi parti-shtet dhe kjo është e pafalshme, ç’punë kanë drejtuesit e partisë me ministrat. Ata le të japin llogari po salla e partisë s’ka pse të mbushet me militantë, kjo kërkon njëlloj diferencimi. Nuk e pranoj dot që drejtuesit e partive të tjera të ishin aty në krah. Kush do i paguajë këto shpenzime këtë dua të di, abuzimet që janë bërë sa i përket bashkimit të parti-shtet dhe kjo është e papranueshme që të marrësh gjithë këto shpenzime. Jam i sigurtë se do të ketë probleme për abuzimet që ka bërë kjo parti-shtet.

Më tej ai shtoi se vetëm në Shqipëri ka ndodhur që zgjedhjet të bëhen në 4 vite dhe kjo e ka marrë peng demokracinë.

Me këtë situatë jo në 2025, apo 2028, por dhe 203o Rama do jetë në pushtet sepse e majta është njëshkolonë. Kur vjen puna dhe partia dhe vota ata e shkrinë talentin, harrojnë varfërinë, të gjitha dhe asgjë nuk ekziston. Plus që ka dhe një problem tjetër se e djathta është masakruar në 1.1 mln shqiptarë që kanë ikur nga 2013 deri tani minimalisht janë 80 e ca përqind të larguar nga e djathta.