Moska i dërgon mesazh Trumpit pak para inaugurimit, vendimi i ushtrisë ruse që “surprizoi” amerikanët

498
Nga Rusia kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme sinjalet e afrimit me Presidentin e ri të SHBA-ve. Pak para se Donald Trump të bëjë betimin në Capitol Hill, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov sqaroi gjatë një konference për shtyp se Moska është e gatshme që të bëjë pjesën e saj për një dialog konstruktiv me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“I kemi dëgjuar me vëmendje deklaratat paraelektorale të Donald Trumpit, përfshirë ato që kanë të bëjnë me gatishmërinë dhe vendosmërinë për të luftuar së bashku Shtetin Islamik. Rusia dhe Presidenti Putin e kanë përsëritur vazhdimisht se janë gati të lëvizin në rrugën e dialogut me Uashingtonin në një mënyrë konstruktive për të gjetur përgjigjet më të efektshme ndaj kërcënimit të terrorizmit dhe sfidave të tjera të shumta të kohës sonë”, – tha kryediplomati rus.
E si për të kremtuar këtë ditë, një dyqan armësh, veshjesh e pajisjesh ushtarake në Moskë, i autorizuar nga Ministria e Mbrojtjes ofroi një ulje speciale prej 10 përqind.
Në vitrinën e dyqanit, krahas këtij njoftimi ku sqarohej se ulja ishte e vlefshme në mënyrë të veçantë për stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë qytetarët amerikanë, ishte vendosur një fotografi e madhe e Trumpit.
Sigal