Monika Kryemadhi: Ti jepet fund farsës me reformën zgjedhore

576
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar sot raportuesin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein. Gjatë takimit, drejtuesja e LSI-së ka vënë theksin në nisjen e punës për reformën zgjedhore e cila do të garantojë votën e lirë.
“Mbështesim një reformë të vërtetë zgjedhore. 25 qershori ishte një histori e shëmtuar e deformimit të votës së shqiptarëve. Dekriminalizuam parlamentin, tani misioni ynë të dekriminalizojmë votën e shqiptarëve”,- është shprehur kryetarja e LSI.
Kryetarja e LSI-së ka theksuar se reforma zgjedhore nuk duhet të jetë vetëm modifikimi i radhës i ligjeve, por duhet të shërbejë dhe për integrimin e vendit. “Është momenti që ti jepet fund farsës me reformën zgjedhore. Pa rivendosjen e votës së lirë, Integrimi i vështirë. LSI do të mbështesë në Kuvend gjithçka lidhet me Integrimin Europian”,- tha Kryetarja e LSI.
Sigal