Ministria e Financave nxjerr në shitje 6.1 miliard lekë bono thesari

447
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se ditën e martë do të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit 12-mujore në Bankën e Shqipërisë.
Shuma e shpallur sipas kalendarit është 6.1 miliard lekë. Data e emetimit është 21 shtator 2017, ndërsa data e maturimit 20.09.2018.
Interesat e bonove të thesarit u rritën sërish në ankandin e parë të muajit shtator, duke e bërë gradualisht më të leverdisshëm investimin në këto instrumente.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 2.28%, nga 2.23% që kishte qenë interesi në ankandin e mëparshëm.
Sigal