Monika Kryemadhi: Shqipëria, nevojë urgjente për një parti të majtë të vërtetë

418
Sigal

Gazeta Telegraf/ Për zonjën Kryemadhi, politika ndonjëherë është
shumë e egër dhe në momente të caktuara duhet të merren vendime shumë të
rëndësishme.

“Një nga ato vendime për mua ishte dhe krijimi i
LSI-së, një parti e re me disa vlera që ne mendojmë dhe besojmë se LSI duke
pasur si bashkëformuese Lëvizjen Rinore për Integrim dhe Lëvizjen e Gruas për
Integrim do t’i çojë më tutje. Do t’i çojë më tutje sepse Shqipëria ka nevojë
për një parti të vërtetë të majtë, e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e
mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar”, u shpreh
Kryemadhi.
 

Këto deklarata, Kryemadhi i bëri gjatë Konventës së
Lëvizjes së Gruas për Integrim, në Gjirokastër, ku u zgjodh dhe kryetarja e re,
Mirela Mamani.