Monika Kryemadhi publikon pamjet: Në Peqinin me shumë halle, Rilindja ka sjellë propagandë dhe jo prosperitet

205
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shpërndarë një video ku tregohet se në çfarë kushtesh të mjerueshme jetojnë banorët e Peqinit.

“Në Peqinin me shumë halle, Rilindja ka sjellë propagandë dhe jo prosperitet. Harxhimet për postera si tentativë që ti hedhin hi syve qytetarëve, do të kishin lehtësuar dhimbjet e shumë familjeve në qarkun e Elbasanit, të cilat vuajnë pasojat e ekonomisë së dobët familjare. “,- shkruan Kryemadhi krahas video së shpërndarë në rrjetet sociale.

 

Mesazhi i saj i plotë:

Në Peqinin me shumë halle, Rilindja ka sjellë propagandë dhe jo prosperitet. Harxhimet për postera si tentativë që ti hedhin hi syve qytetarëve, do të kishin lehtësuar dhimbjet e shumë familjeve në qarkun e Elbasanit, të cilat vuajnë pasojat e ekonomisë së dobët familjare.

Në 25 prill qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin rrëzimin e fasadave.
Në 25 prill Shqipëria voton nr. 6 LSI, për një qeverisje që kujdeset për secilin banor të vendit, shtëpisë së madhe të gjithë shqiptarëve.