‘E shitën Shqipërinë’/ Berisha publikon videon: Thirrje që buron nga thellësitë e një shpirti të revoltuar

334
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook videon e një qytetari nga Fieri i cili denoncon shpopullimin e Shqipërisë. 

Fermeri thotë se ka rënë fuqia blerëse si pasojë e largimit të shqiptarëve jashtë vendit.

Ai bën thirrje që të rinjtë të ngrihen dhe të shpëtojnë fatet e vendit.

“Nje thirrje qe buron nga thellesite e nje shpirti te revoltuar!”, e quan ish-kryeministri Sali Berisha apelin e qytetarit për tragjedinë kombëtare që po përjeton vendi.

Fermeri Astrit Lamaj: “Ja, makina plot. Ku ka njerëz këtu. S’ka fuqi blerës, dy pleqë… Shqipërinë e shitën. Pse nuk ngriheni ju djemtë dhe vajzat e reja. Ngrihuni dhe jepini krah Shqipërisë. Iku Shqipëria, mbaroi, u shit. Ne s’kemi mundësi më. Ju kërkoni sërish dhjamë nga ne. Çohuni njerëz, u shit Shqipëria. Unë prodhoj dhe dal e shes këtu. Çfarë fitoj unë këtu? Quhem Astrit Lamaj dhe jam nga Cakrani. 5 pleq kanë ngelur në Shqipëri, po talleni me këtë popull“, shprehet ai.

Postimi i Berishës
“Nje thirrje qe buron nga thellesite e nje shpirti te revoltuar!”