Monika Kryemadhi: Nuk mund të ulesh në tavolinë pa dënuar autorët e dosjeve 184 dhe 339

533
Sigal

Nga emisioni Opinion, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar se çfarë do të ndodhë më tej me aksionin e Opozitës.

Kryemadhi tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa nuk la pa ngarkuar me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se e ka futur vendin në një situatë idiote për shkak të frikës që ka.

“Kur 2 palë duhet të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës, ne kemi kërkuar shkaktarët 339 dhe 184 para drejtësisë, si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë, kjo është e gjithë historia të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund.”, tha Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi tha se aksioni i Opozitës do të vazhdojë.

“Aksioni do të vazhdojë, protestat do të vazhdojë dhe do të shoqërohen me të gjithë aksionin politik të shqiptarëve në udhëheqjen e shqiptarëve. Aksioni është dhe politik për zgjidhjen e kësaj situate idiote që ka futur Edi Rama vendin, për shkak të frikës që ka Edi Rama. Sot nuk është çështja e bisedimeve, por e standardeve. Nuk duhet që opozita të ulet në tryezë për Monikën dhe zotin Basha. Opozita është në union, pavarësisht këndvështrimeve që kemi”, tha Kryemadhi.

Po ashtu ajo tregoi dhe pse Basha ka dyshime për këto bisedime, duke argumentuar se kryeministri Rama sipas saj nuk i respekton marrëveshjet.

“Zoti Basha ka të drejtë dhe që ulja në tryezë në marrëveshjen e 17 majit, Rama jo vetëm nuk e zbatoi por e shkeli”, tha Kryemadhi.