Monika Kryemadhi: Më 25 Prill, uragani i votave për ndryshim, shkul njëherë e mirë Rilindjen nga vendi, për t’i dhënë jetë Shqipërisë

288
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ka vazhduar takimet me qytetarët e thjeshtë ku sot ishte në Topojë të Fierit.

“Tashmë verdikti qytetar është marrë. Më 25 Prill, uragani i votave për ndryshim, shkul njëherë e mirë Rilindjen nga vendi, për t’i dhënë jetë Shqipërisë së të rinjve, të familjeve të thjeshta dhe njerëzve punëtorë”,- shprehet Kryemadhi në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë i Monika Kryemadhit:

Ndryshimin e 25 Prillit e presin me padurim edhe qytetarët e Topojës së Fierit. Tashmë verdikti qytetar është marrë. Më 25 Prill, uragani i votave për ndryshim, shkul njëherë e mirë Rilindjen nga vendi, për t’i dhënë jetë Shqipërisë së të rinjve, të familjeve të thjeshta dhe njerëzve punëtorë, të cilëve me LSI në qeverisje do t’u garantohet punësim i mirëpaguar, arsimim cilësor, taksa të ulëta dhe shanse të barabarta për një jetë më të mirë.
#VOTO6
#VOTOLSI