Monika Kryemadhi: Fitorja është e jona! Ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit.

187
Sigal

Para pak minutash ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, i bën thirrje qytetarëve që ta çojnë deri në fund  procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit: 

Urime! Fitorja është e jona! Tani mos lëshoni asnjë milimetër, ta çojmë deri në fund procesin pa provokime duke numëruar edhe votën e fundit.