Balluku: Rama ka zbuluar talente në PS

1492
Sigal

Ministrja Belinda Balluku i ka kthyer përgjigje skeptikëve që sipas saj kanë deklaruar se kjo është qeveria e drejtoreshave dhe zv. ministrave. Balluku tha se ka qenë në PS që në vitin 2006, ndërsa u shtoi se nuk ka ego, por plane që të çojë deri në fund planin e saj. “Sa i përket atyre që thanë se kjo qeveri ishte me drejtoresha dhe zv. ministra, kam kaluar pragun e PS në shtator të 2006. Kam qenë në parti që në 2006. Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin. Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty. Unë nuk kam asnjë ego politike, por kam një plan të rëndësishëm. Ne nuk presim shirita, ne inspektojmë. Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do ia dalim”, tha Balluku.