Henze-Ramës: Shqiptarët duan të dinë, a ke qenë në burg në Gjermani në ‘91? Në Francë nuk janë mbyllur dosjet

526
Sigal

Këshilltari i CDU, partia e Angela Merkel, Martin Henze vazhdon që të këmbëngulë, duke pyetur dhe denoncuar kryeministrin Edi Rama, për një arrestim të mundshëm të tij në Francë në vitet 1993-1994 si trafikant ikonash. Henze këtë herë ka replikuar në një status të  Edi Ramës me rastin e vizitës së tij në Prishtinë, duke e “informuar” kryeminstrin se, dosja për burgosjen e tij në Francë ende nuk është mbyllur. “Rama, pse nuk u thua shqiptarëve apo komunitetit ndërkombëtar, nëse ke qenë në burg në Gjermani 1991, dhe në Francë më 1993 / 1994. Në Francë nuk janë mbyllur dhe dosjet nuk janë shkatërruar. Koha po kalon”, shkruan Henze në një postim në Twitter. Reagimi i tij erdhi pasi Gjergji Thimio, koleksionisti i cili u burgos për 5 vite nga kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si “trafikant i ikonave të vjedhura”, ka bërë publike për herë të parë mbrëmë në A-Show në Syri TV përballë gazetarit Adi Krasta, numrin e dosjes së dënimit të Edvin Ramës në vitin 1993 në Paris të Francës për vjedhje ikonash. Thimio tha se, është i gatshëm të përballet me drejtësinë për këtë akuzë që po bën.