Monika Kryemadhi: Do të kthejmë identitetin e industrisë dhe përpunimit të naftës në të gjithë Qarkun e Fierit

221
Sigal

Në vijim të takimit, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me gratë në Fier tha se LSI do të kthejë identitetin e industrisë dhe përpunimit të naftës në të gjithë Qarkun e Fierit.

“Unë sot do t’ju kërkoja që të votonit numrin 6 në 25 prill. Edhe Zotit 6 ditë iu deshën për ta krijuar njeriun, ditën e 7 bëri pushim. Edhe ne numrin 6 e kemi numrin e LSI dhe do ju kërkoja që secila  nga ju të votonte shoqen, miken e saj që ka në atë listë. Sepse duke votuar LSI unë do dëshiroja që t’ju ofroja shansin dhe mundësinë nëpërmjet grave dhe vajzave tona për ta zhvilluar qytetin e Fierit.”,- tha Kryemadhi gjatë fjalës në takim.

 

Pjesë nga takimi: 

Unë sot do t’ju kërkoja që të votonit numrin 6 në 25 prill. Edhe Zotit 6 ditë iu deshën për ta krijuar njeriun, ditën e 7 bëri pushim. Edhe ne numrin 6 e kemi numrin e LSI dhe do ju kërkoja që secila  nga ju të votonte shoqen, miken e saj që ka në atë listë. Sepse duke votuar LSI unë do dëshiroja që t’ju ofroja shansin dhe mundësinë nëpërmjet grave dhe vajzave tona për ta zhvilluar qytetin e Fierit. Shumë prej jush kamë të lidhura me arsimin e shumë prej jush, burrat tuaj i kanë të lidhura me sistemin e naftës. Në fakt me Kejdin, kemi lëvizur dhe me kandidatët e tjerë në gjithë qarkun Fierit, sidomos në zonën e Patosit, Mallakastrës, Roskovecit, rreth e qark Fierit dhe përveç problemeve të bujqësisë që kanë fermerët në zonat bujqësore, një nga problemet më të mëdha është për qytetet e vogla çështja e naftëtarëve. Ju e dini shumë mirë që vëllezërit tuaj, bashkëshortët tuaj, kanë luftuar për statusin e naftëtarit dhe e dini shumë mirë se sot një naftëtar, jo vetëm që nuk arrin dot, të marrë statusin e tij dhe të shpërblehet me një pension të mirë, por përkundrazi tallen  me ta, i gënjejnë, i mashtrojnë, i sorollasin. Ju e dini shumë mirë që pjesa më e madhe e juaj i keni shkolluar fëmijët për të qenë inxhinierë nafte, kimist, sepse kishte vetëm një industri që mund të zhvillohej në Fier. Ishte industria e rënë, industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Dhe ju sot e dini shumë mirë që naftën nuk e nxjerrin shqiptarët. Nuk përpunohet asnjë litër naftë sot në qarkun e Fierit, por përkundrazi e gjithë nafta, pasuria e juaj, ikën jashtë dhe të gjithë konsumojmë naftë importi, për të cilën e gjithë valuta shqiptare po përsëri ikën jashtë. Po kjo çdo të thotë, do të thotë varfëri për familjet fierake, do të thotë punëtorë që punojnë në sistemin e naftës të papaguar. Do të thotë çmim nafte më të lartë për ju që keni biznese, për ju që lëvizni dhe do  të thotë çmim naftë më të lartë për vëllezërit motrat tuaj, që punojnë në bujqësie. E pra unë angazhohem këtu si nënë, si vajzë, jo si vajzë Fierake sepse nuk do më lërë Kejdi por si një motër dhe shoqe e juaj, që në do të kthejmë identitetin e industrisë  të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Të pakushtëzuar nga askush tjetër sepse nafta e gjithë qarkut të Fierit që mban buxhetin e shtetit. Që mban të gjithë zonën e qarkut të Fierit apo dhe atë pjesë të Beratit apo dhe të Vlorës është një nga industritë e cila mbush buxhetin e shtetit me 22 për qind të të ardhurave. E pra, këto para duhet të shkojnë më shumë rrugë, shkolla, infrastrukturë, zhvillim, investim dhe ekonomi. Jo veç për Fierin, por për të gjithë Shqipërinë. Çmim nafte më të lirë për fermerët, për bizneset dhe vetëm kështu ne do të kemi mundësinë për të kthyer djemtë tanë edhe pse me shkolla të larta e diploma në xhep, punojnë sot në vende shumë larg prej Shqipërinë. Edhe pse janë inxhinierë nafte të specializuar, punojnë si teknikë të mesëm për kompani të huaja në vende të Afrikës. Dhe këtu ne sjellim sot inxhinierë të tjerë që nuk janë shqiptarë dhe marrin pasuritë tona, pasurohen me pasuritë tona, të Fierit dhe gjithë shqiptarë dhe ikin e nuk ndjenjë asnjë dhimbje qoftë për këtë qytet edhe për këtë vend.
Në fakt do të ju lutesha për një gjë, besoni, punoni e jetoni në vendin tuaj, sepse këto janë 3 gjëra ku secila nga ne, lutemi çdo ditë Zotit që të na ruaj fëmijët dhe familjet dhe lutemi me dorë në zemër. I lutemi Zotit se kemi gabuar dhe në fakt kemi gabuar sepse kemi mbyllur sytë e veshët, kur të tjerët kanë bërë padrejtësi. Duhet të punojmë fort, për të rinjtë dhe të rejat që të mos ikin nga Shqipëria, por të qëndrojnë këtu me dinjitet, me integritet dhe vajzat tona të jenë të pavarura ekonomikisht, që të mos dhunohen dhe mos sfiliten në jetën e tyre të vështirë që ka ndërtuar ky tranzicion që na lodhi të gjithëve dhe të jetojmë jetën, me fëmijët tanë, burra, prindërit tanë, familjet tona. Vetëm familja është ajo që mban një shtet, një komb në këmbë.
Një njeri që nuk ndërton dot një familje të konsoliduar, normal që jo vetëm nuk ndërton një shtet, po as një shoqëri të vogël rreth vetes. Prandaj ju them, besoni, punoni dhe jetoni sepse vetëm kështu do të realizojmë jo veç qëllimet tona, që të kthejmë djemtë dhe vajzat tona nga emigracioni në Shqipëri, të jetojnë e punojnë këtu në mënyrë të tillë që ky vend i bekuar nga Zoti, të jetojë me të rinjtë dhe të rejat, me fëmijët e saj, djemtë e vajzat, burrat e gratë shqiptare. Atë që nuk e bën as serbët, as grekët, as turqit as italianët, askush, nuk mund ta bëjë një surrogato si puna e Edi Ramës që po largon shqiptarët çdo ditë e më shumë