“Mjekët janë heronj”, Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë mjekut Xhaxho i prekur nga COVID-19

96

Presidenti Ilir Meta i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.Ronaldo Xhaxho ju bashkua vullnetarisht luftës kundër koronavirusit.Presidenti Meta në mesazhin e tij shprehet se duhet të tregojmë përgjegjësi maksimale , jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t’ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër.

Mesazhi i Presidentit Meta

I uroj shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv, i prekur nga COVID-19.
Kontributi i tij si reanimator i talentuar dhe novator është evidentuar nga kolegët e tij gjithmonë, e sidomos në këto momente të vështira, kur shërbimet e reanimacionit janë vendimtare për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara.
Ndaj të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t’ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër. #MjekëtJanëHero

I uroj shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv, i prekur nga…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 4. April 2020