Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në Kuçovë
Ne duhet të mendojmë ca do bëjmë për njerëzit sepse njerëzit e dinë shumë mirë që skadenca e Edi Ramës mbaron më 25 prill. Dhe jo vetëm e Edi Ramës por dhe të gjithë atyre që e përfaqësojnë atë. Njerëzit duan të dinë cfarë do bëjmë ne për ta. Dhe ne do të angazhohemi jo vetëm për të krijuar vende pune me pagë të mirëpaguara por ne duhet të angazhohemi për të kthyer të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri. Ti kthejmë në Kuçovë. Tu ofrojmë atyre mundësi sepse kanë nevojë. Ndjesia që ne krijojmë të njeri tjetri, që ne i japim njeri tjetrit atë energji pozitive është aq e prekshme saqë entuziazmi nganjëherë unë kam frikë pak nga entuziazmi sepse i tepërt të bën dhe euforik por duke qëndruar me këmbë në tokë, duke biseduar me njerëzit duke u fokusuar te problematikat e tyre dhe te ato fjalë që ne do të japim, te angazhimet tona për të realizuar programit dhe premtimet tona jo vetëm 5 prioritete por dhe shumë gjëra të tjera. Për rikthimin e të rinjve, për përfshirjen e vajzave dhe grave në politikë, për marrjen e vendimeve në pushtetet vendore jo thjesht të bëjmë bashki dhe të zbatojmë vendimet ca sjell kryeministri lart. Jo ne na duhen bashki që janë totalisht të pavarura që ti kthejmë në shërbim të komunitetit.




















