Dush me ujë të ftohtë VS Dush me ujë të nxehtë: Cilat janë përfitimet/dëmet e secilit!

287
Sigal

Nëse një dush i nxehtë është ajo që dëshiron trupi juaj në mëngjes, nuk jeni vetëm. Shumica e njerëzve preferojnë ujë shumë të nxehtë për t’u larë, por a e dini se edhe dushet e ftohta duhet të kenë gjithashtu një vend në rutinën tuaj? Nëse u jepni një shans, me siguri do t’ju pëlqejë mënyra si do ndiheni më pas.

Pavarësisht temperaturës së ujit që doni kur laheni, hulumtimet tregojnë se edhe një dush i nxehtë, edhe një dush i ftohtë kanë përfitimet e tyre shëndetësore, ashtu siç kanë edhe disa problematika ose disavantazhe.

– Përfitimet e dusheve të ftohta:

1. Qetësojnë lëkurën që kruhet
2. Ndihmojnë të zgjoheni
3. Rrisin qarkullimin
4. Zvogëlojnë dhimbje e muskujve pas stërvitjes
5. Ndihmojnë për flokë dhe lëkurë me shkëlqim

– Disavantazhet e dusheve me ujë të ftohtë:

1. Dushet e ftohta mund të mos jenë një ide e mirë nëse në atë moment keni shumë ftohtë, pasi një temperaturë më e ftohtë nuk do t’ju ndihmojë të ngroheni në asnjë mënyrë. Përkundrazi, mund të rrisë sasinë e kohës që do t’i duhet trupit të nxehet.
2. Mund të mos jenë një ide e mirë nëse jeni sëmurë.

– Përfitimet e dusheve të nxehta:

1. Sigurimi i lehtësimeve nga simptomat e rrugëve të frymëmarrjes
2. Ndihmojnë me njollat/skuqjet
3. Ndihmojnë në relaksimin e muskujve
4. Njerëzit e përdorin edhe për të fjetur “më rehat” natën

– Disavantazhet e dusheve me ujë të nxehtë përfshijnë:

1. Dushet e nxehta mund të thajnë dhe irritojnë lëkurën.
2. Ato gjithashtu mund të përkeqësojnë probleme të caktuara të lëkurës, si ekzemat.
3. Dushet e nxehta mund të shkaktojnë kruarje.
4. Nëse keni problem me presionin e lartë të gjakut ose sëmundje kardiovaskulare, bërja e një dushi shumë të nxehtë mund të mos u bëjë mirë këtyre gjendjeve