Kryemadhi: Kemi gati planin për zonat e lira në Kuçovë që do ti shërbejnë rritjes së ekonomisë

199
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në Kuçovë

Jam shumë e kënaqur që sot të prezantoj ty Aurela si psikologe e re, ne të kemi ndjekur nga media por tani është shansi që të mos të të ndjekim vetëm nga mediat por të të kemi dhe psikologen e grupit parlamentar në kuadrin për të zgjidhu problemet. Ne nuk bëjmë asnjë herë analizën sociale të ligjeve që miratojmë në parlament. Ne miratojmë ligje për interes të oligarkëve, miratojmë ligje për interes të grupimeve politike por asnjëherë kur miratojmë ligje nuk mendojmë se cili është impakti psikologjik social për ligjet që ne miratojmë dhe prandaj dhe prezenca e njerëzve si ju është shumë e rëndësishme. Ky ekip që është këtu është shumë i mirë por nuk do të ketë vlerë pa strukturat e LSI Kuçove siç është Iliri dhe të gjithë miqtë tanë që na krijuan mundësinë për ta zgjedhura dhe për të krijuar një infrastrukturë mbështetëse të gjithë këtij ekipi fitues në qarkun e Beratit. Unë kam shumë miq nga Kuçove qe janë në Tiranës dhe ajo që po diskutonim që është shumë e vështirë për tu rikthyer sepse cfarë do tu ofrojmë në të rinjve dhe të reja, qytetarëve të Kuçovës që të kenë mundësi për tu rikthyer këtu. Kemi diskutuar dhe jemi në hartimit përfundimtar jo vetëm të planit por përveç se asaj që duam ta fokusojmë në Zonat e Lira siç kemi në Durrës ashtu kemi diskutuar dhe me Arditin. Sot bëmë një tryezë për sa i përket angazhimit për biznesin e fasonerisë për të mos vendosur fjalën fasoneri por Made in Albania. Ashtu dhe zona e Kuçovës të jetë një zonë e lirë përsa i përket zhvillimit të aviacionit dhe asaj pjese që ka mundësi për ta zhvilluar. Ne nuk është se kemi për të bërë shpikje por këto janë shembuj që kanë qenë të suksesshme siç është rasti i Maqedonisë ku prodhojnë një sasi që krijo0jnë një rritje ekonomike goxha të madhe punë të mirëpaguara por dhe zhvillimin e industrisë dhe evoluimin e teknologjisë gjë për të cilën ne kemi nevojë. Kuçova është një zonë e pasur dhe me produkte nëntokësore siç është nafta por dhe me ato mbitokësore.