PD: Rama deformoi fjalët e kreut të PPE, Weber bëri përgënjeshtrim

327
Sigal

TIRANË – Një akt skandaloz e të paprecedentë e ka cilësuar Partia Demokratike deklaratën e deputetit Taulant Balla për takimin Kryeministri Rama me Kreun e grupit PPE-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber.

“Kjo e ka detyruar z.Weber të përgënjeshtrojë publikisht deklarimet e rreme të zëdhënësit të Ramës. Manipulimet e Ramës në funksion të propagandës së tij, janë tregues i politikës aspak serioze dhe i amatorizmit në ndërtimin e raporteve me partnerët tanë të rëndësishëm europianë.” – thuhet në deklaratën e PD.

Sipas Partisë Demokratike, Rama po bën gjithçka, deri te deformimi dashakeq i përmbajtjes së bisedave me zyrtarët e lartë europianë, për të bërë të duket ndryshe, atë që nuk mund të duket ndryshe.

“Inkrimimimi i politikës dhe parlamentit është i papranueshëm për Europën. Dhunimi i fjalës së lirë të opozitës në parlament nga deputetët e inkriminuar është i papranueshëm për Europën. Moslejimi i opozitës për të ushtruar të drejtat e saj kushtetuese, është i papranueshëm për Europën. Shkelja e Kushtetutës dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave janë të papranueshme për Europën.” -Këto janë të vërtetat u tha në deklaratën për mediat të PD-së.