Mirela Ferracaku mer mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Frrokut

461
Mirela Ferracaku pritet të jetë deputetja që do të pasojë Mark Frrokun. Ferracaku është e treta në listën e kandidatëve të Partisë Demokristiane në Qarkun e Shkodrës.
Sipas listës, pas dorëheqjes së Frrokut, duhet të vintë vëllai i tij, Arben Frroku, por duke qenë se ai është i dënuar nga Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, i kalon numrit 3 të listës.
Mirela Ferracaku nuk ndodhet në Shqipëri, për arsye shëndetësore ajo ndodhet në Gjermani për më shumë se një viti.
Ferracaku ka lindur në Trush të Shkodrës dhe fillimisht ka nisur të angazhohet me FRD.
Ka zëra se Ferracaku nuk do ta pranojë këtë mandate për shkak të problemeve me shëndetin.
Sigal