Meta: Pasi të mbaroj këtë mandat, i bindur se do të rikthehem president i Shqipërisë pas 25 vitesh

185
Sigal

Presidenti Ilir Meta shprehet se do të rikthehet president i Shqipërisë pas 25 vitesh. 

I ftuar në Çim Peka Live, Meta tha se presidenti i ri hyn në zyrë pas 24 korrikut 2022.

“E sigurt që pasi të mbaroj këtë mandat do rikthehem për një mandat të dytë si President pas 25 vitesh. 

Presidenti i ri hyn në zyrë pas 24 korrikut 2022. Për mua nuk ekziston asnjë shqetësim për çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sepse mbi të është Gjykata Europiane. Sistemi i drejtësisë është i kapur totalisht. Këtë sistem do ta shkundë populli shqiptar shumë shpejt​”, u shpreh Meta.

Kreu i shtetit theksoi se ka qenë president mbi palët.

Duke iu referuar përballjes me Gjykatën Kushtetuese, Meta tha Presidenca i është përgjigjur institucionalisht të gjitha pyetjeve të ngritura.

“Unë i jam kundërvënë dhe opozitës dhe mazhorancës, kjo tregon që nuk kam mbrojtur asnjë nga palët. Se çfarë do bëjë Gjykata ajo është punë e gjykatës, ne i jemi përgjigjur institucionalisht atyre pyetjeve. Ilir Meta, do të shkoj tek populli i 2 marsit”.