‘Miratoi financimin’/ Kryemadhi: Engjëll Agaçi e dinte se inceneratori i Elbasanit ishte në shkelje me ligjin

101
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka denoncuar sërish aferën e inceneratorit të Elbasanit. 

Kryemadhi bën përgjegjës Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi i cili edhe pse e dinte se kontrata ishte në shkelje me ligjin, e kaloi për financim në Këshillin e Ministrave.

Ajo shkruan në Facebook se shkelja është flagrante dhe se është absurde që SPAK nuk vepron ndaj njeriut të Ramës.

Postimi

Engjëll Agaçi edhe pse kishte dijeni se Kontrata e Inceneratorit të Elbasanit ishte në kundërshtim me ligjin, vendosi të fusi në rend dite në Këshillin e Ministrave miratimin për financim të kësaj kontrate të pa ligjshme! Kjo, e thënë nga Gjykata e Lartë në vendimin e dhënë. Çfarë i duket kaq komplekse SPAK në këtë shkelje flagrante, që nuk vepron ndaj njeriut të Ramës.