Miratohet ligji i dekriminalizimit

454
Qeveria i paraprin Kuvendit në procesin e dekriminalizimit duke miratuar projektligjin e posaçëm. Asnjë individ, që në të kaluarën është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja, nuk do të ketë mundësi të zgjidhet apo të emërohet në ndonjë funksion publik.
“Konkretisht, Këshilli i Ministrave përmes këtij projektligji propozon:
1. Ndalohet të zgjidhen deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë në këshillin bashkiak; 2. Të emërohen në detyrën e Kryeministrit, apo anëtarit të Këshillit të Ministrave; 3. Të zgjidhen në funksione për të cilat voton Parlamenti, këshillat bashkiakë apo këshillat e qarkut; të gjithë personat e dënuar, brenda apo jashtë vendit, me vendime gjyqësore të formës së prerë, për një sërë krimesh të rënda të kryera me dashje e që përcaktohen shprehimisht në këtë projektligj.”
Drafti parashikon refuzimin për zgjedhje apo emërim për personat që janë dënuar për 79 vepra penale, si përshembull vrasje, shfrytëzimin i prostitucionit, vjedhje, korrupsion, rrëmbim personi, manipulime në zgjedhje. Ndalimi për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur do të zbatohet edhe ndaj personave te dënuar nga gjykatat e shkallës së pare, tha ministrja Felaj.
“Në rast se do të rezultojë që të sipërshënuarit, janë tashmë të zgjedhur apo të emëruar, apo janë duke ushtruar një funksion publik, ata do të pezullohen nga çdo lloj funksioni i tillë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të kërkimit ndërkombëtar ose vendimit të pafajësisë. Sa i takon kategorisë së personave të dënuar, ndalimi për të kandiduar, zgjedhur ose emëruar në funksione publike do të jetë në përpjesëtim me rëndësinë e veprës që ata kanë kryer, në kuptimin që për veprat penale më të rënda, të nominuara shprehimisht në ligj dhe të gjendura në listën bashkëlidhur, ndalimi do të jetë përjetë.”
Sipas draftit, verifikimi i të dhënave, do të bëhet përmes vetëdeklarimit të subjektit që kërkon të kandidojë, të zgjidhet apo të emërohet.
Sigal