Deputeti gjerman vjen sot në Tiranë, takime me zyrtarët e lartë shqiptarë

500
Deputeti i CSU në Budestagun gjerman, i cili është njëkohësisht edhe zëdhënës i BE për zgjerimin, Florian Hahn është sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gazeta “Telegraf” mëson se zyrtari gjerman do të takohet sot me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla si dhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Vizita e zyrtarit gjerman vjen pas rekomandimit pozitiv të KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë si dhe vizitës që zhvilloi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në Gjermani. Kryeministri Rama u takua pak ditë më parë me kancelaren Merkel, ku kërkoi nga Gjermania dritën jeshile për çeljen e negociatave. Kujtojmë se Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga Shqipëria deri në fund të qershorit.
Sigal