Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit, LSI bashkon votat me PS

430
Sigal

Është miratuar me shumicë votash buxheti i bashkisë së Durrësit. LSI ka bashkuar votat me këshilltarët e PS dhe aleatët e tyre në miratimin e buxhetit dhe pikave të tjera të rendit të ditës. Këshilltarët e PD e bojkotuan mbledhjen dhe nuk morën pjesë në këtë mbledhje të fundvitit. Këshilltarja e LSI-së Edlira Hyseni propozoi disa ndryshime, të cilat u pranuan nga administrata bashkiake për t’u përfshirë në dokument.