Mziu: Qeveria vazhdon diskriminimin për banorët e Kamzës

474
Sigal

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua dje edhe me banorët e bashkisë së Kamzës. Banorët i shprehën kreut të PD-së problemet e tyre, shprehin shqetësimin për këtë qeveri mungesën e investimeve nga shteti, papunësinë, ndërsa kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu e informoi për diskriminimin që qeveria u bën banorëve të bashkisë së Kamzës, duke mos u dhënë fondet e premtuara. Qytetarët e Kamzës i premtojnë Bashës bashkim popullor në protestën e 16 shkurtit.