Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit, reagon ambasadori britanik: Çdo diskutim tjetër duhet të jetë gjithëpërfshirës

338
Sigal

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar lidhur me miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Kuvend. Njëzëri me të gjithë ndërkombëtarët e tjerë, Norman kërkon dialog për ndryshime të tjera.

Urime Parlamentit për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pas një periudhe të gjatë pune gjithëpërfshirëse, forcimin e procesit zgjedhor dhe perspektivat e integrimit. Çdo diskutim i mëtutjeshëm i reformave duhet të jetë vërtet përfshirës me pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve,“-shkruan Norman. Ditën e sotme në Kuvend me 97 vota proka kaluar marrëveshja e 5-qershorit. Menjëherë nisën reagimet edhe nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore.