Ministri Pandeli Majko: Kuvendi miraton rezolutën. Zgjedhjet pa opozitën janë jo normale, do degradojnë Partinë Socialiste

470
Sigal

Ministri Majko në Kuvend: Zgjedhjet pa opozitën janë jo normale, do degradojnë PS-në

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka pranuar dje gjatë fjalës së tij në Parlament se zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën do të konsideroheshin si jo normale dhe do ta degradojnë PS-në në një regjim. Sipas Majkos kërkesat e opozitës janë të kërkosh pushtet në tavolinë me anë të qeverisë tranzitore. “Opozita kushtëzon negociatat politike me largimin e PS nga qeveria, dhe ngritjen e një qeverie tranzitore, por kuptimi i qeverisë tranzitore është dorëzimi i pushtetit në tavolinë. Aktualisht protestat e opozitës janë jashtë parlamentare të një pale politike që do vetëm çfarë nuk do. Kriza politike nga bojkoti i zgjedhjeve parlamentare po zhvendoset në qendër të politikës në krizë të sistemit. Shqipëria rrezikon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim” tha ministri i Diasporës Pandeli Majko. Por kryeministri Rama e kundërshtoi ministrin e vet Majko, teksa deklaroi nga foltorja e Parlamentit, se në 30 qershor do të ketë zgjedhje dhe maxhorancën nuk e pengon dot as dekreti i Presidentit që shfuqizon datën e zgjedhjeve.