Ministri Mazniku: Bashkitë duhet të gjejnë njerëz të aftë për të fituar financimet nga programet e BE.Sivjet na shtohen 4 ose 5 programe të reja

48
Sigal

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor gjatë një dalje televizive të hënën tha se buxheti 2024 do të mundësoj që bashkitë të kenë një nxitje tjetër, një energji tjetër dhe nga ana tjetër të kuptoj kërkesat që ata kanë. Arbjan Mazniku foli edhe për sfidat e së ardhmes dhe sidomos atë të integrimit në Bashkimin Evropian. “Flasim për këtë moment ku ende gjendemi në raport me Bashkimin Evropian. Afro 80% e ligjeve të Bashkimit Evropian janë ligje, të cilat zbatohen në pushtetin vendor ose më saktë zbatimin e tyre e gjen në nivel vendor. Pra 80% e gjithë këtyre ligjeve që ne do të negociojmë për Bashkimin Evropian do të zbatohen në nivel vendor. Kjo do të thotë që bashkitë duhet të kenë strukturat të gatshme dhe të afta për të akomoduar këtë ndryshim. Një pjesë shumë e madhe e atyre, që janë financime të Bashkimit Evropian që ai jep për vendet e reja anëtare, pra kur bëhen anëtare të BE. Janë dy programe kryesore që është Fondi Monetar dhe Fondi Social që zbatohen në nivel vendor apo rajonal. Këto kërkojnë që sërisht bashkitë të jenë të gatshme për të absorbuar këto lloj financimesh ndërkombëtare. Kjo gjë nuk zgjidhet në një kohë prej disa muajsh, por duhet një kohë e mirëfilltë për përgatitje nga ana e bashkive. Çdo vit që kalon ne i afrohemi më shumë fondeve që jepen në bazë programesh pasi ashtu është strukturuar fondi në bazë programesh. Sivjet na shtohen 4 ose 5 programe të reja na shtohen mundësitë për të fituar financim, por na shtohet edhe kompleksiteti i punës për t’i aksesuar këto financime. Duhen njerëz të aftë, duhen njerëz që e kanë bërë këtë ekspeiencë më parë e kanë në proces për ta bërë kështu që bashkitë duhet të bëhen gati për këtë punë dhe kjo do të jetë edhe një nga elementët kryesorë të punës që ne do të bëjmë me bashkitë” – tha Ministri Arbjan Mazniku.