Ministri i Drejtësisë
z. Ylli Manjani është pritur sot në një takim nga Ministri i Drejtësisë së
Bavarisë, Prof. Dr. Winfried Bausback.
Gjatë takimit të zhvilluar në Pallatin e
Drejtësisë të Mynihut dy homologët kryesisht kanë shkëmbyer pikëpamjete tyre mbi zhvillimet në sistemin e drejtësisë në
Shqipëri, zbatimin e saj, si dhe mbi çështje të tjera të aktualitetit.
Në fokus të diskutimit ishte zgjerimi i
bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Bavarisë, veçanërisht në gjyqësor.
Ministri Manjani vlerësoi se shkëmbimi i sotëm i
eksperiencës është një hap i rëndësishëm për vendosjen e bashkëpunimit të
vazhdueshëm në drejtësi mes Bavarisë dhe Shqipërisë.
Në këtë kuadër Ministri Manjani shprehu kënaqësinë
për mundësinë e krijuar për shtrirjen e bashkëpunimit në nivel
ndërkombëtar.
“Bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i
marrëdhënieve me Bavarinë ka mjaft rëndësi për ne, kjo edhe për shkakun e një
mentaliteti dhe pikëpamjeve të ngjashme. Ky bashkëpunim do ta ndihmonte
Shqipërinë veçanërisht në qasjen e saj drejt Bashkimit Evropian në fushën e
drejtësisë”, u
shpreh ndër të tjera Ministri Manjani


















