Ministri i Jashtëm Italian Luigji Di Maio / Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e Shqipërisë, rrit pabarazinë dhe largon trurin dhe të rinjtë

81

Ministri i Punëve të Jashtme Luigi Di Maio në Tiranë: Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio ndodhet në Shqipëri për një vizitë institucionale, ku dje u takua me Presidentin e Republikës, me kryeministrin dhe kryetarin e opozitës. Ministri Italian Di Maio theksoi se Shqipëria mund të mbështet tek Italia. Ministri i Punëve të Jashtme Luigi Di Maio:  “Korrupsioni është një pengesë për zhvillimin e vendit. Korrupsioni modern përshkon edhe rrugë të reja. Italia është udhëheqëse në luftën ndaj korrupsionit.  Italia është e vetëdijshme për faktin se ndodhet përballë një sfide dhe sigurisht që korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, rrit largimin e kapitaleve të inteligjencës. Kriza aktuale e thelluar nga pandemia mund të prodhojë efekte negative dhe kjo përbën rrezik. Lufta ndaj korrupsionit gjatë emergjencave ka humbur disi rëndësinë. Ne jemi të angazhuar të forcojmë më tej luftën ndaj korrupsionit duke hartuar strategji. Korrupsioni lidhet me pastrimin e parave”, tha Luigi Di Maio. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Itali është gatshme të ndajë përvojën për të luftuar korrupsionin. “Shqipëria dhe Italia kanë dialoguar në kuadër të projekteve shumëpalëshe. Theksoj bashkëpunimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Italiane.”